• e mërkurë, 21 janar 2026

Sirski: Forcat ukrainase e morën kontrollin mbi pothuajse 90 për qind të Kupjanskut

Sirski: Forcat ukrainase e morën kontrollin mbi pothuajse 90 për qind të Kupjanskut

Kiev, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Forcat ukrainase e morën kontrollin mbi pothuajse 90 për qind të qytetit Kupjansk në rajonin e Harkovit, deklaroi sot komandanti suprem i forcave të armatosura të Ukrainës, Aleksandar Sirski, një ditë pasi Rusia njoftoi se ka kontroll të plotë mbi qytetin.

"Falë operacioneve aktive për kërkim dhe goditje, arritëm t'i dëbojmë (rusët) nga Kupjansku dhe ta marrim kontrollin ndaj pothuajse 90 për qind të territorit të qytetit", shënoi Sirski në Telegram.

Mediat ruse, duke i'u referuar qendrës për shtyp të grupit "Perëndimi" të forcave të armatosura ruse, dje njoftuan se qyteti Kupjansk në rajonin e Harkovit është nën kontrollin e plotë të armatës ruse.

Sipas raporteve të tyre, të gjitha pjesët e qytetit janë nën kontrollin rus, ndërsa forcat ukrainase po tentojnë "çdo ditë të infiltrohen në grupe të vogla nëpër varreza, duke pësuar humbje të mëdha".

Në muajt e fundit, Kupjansku është një nga sektorët qendror të luftërave përgjatë linjës së frontit e cila është e gjatë pothuajse 1.000 kilometra. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR