• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siria ka qenë temë e takimit me dyer të mbyllura në Këshillin e sigurimit të KB-së

Siria ka qenë temë e takimit me dyer të mbyllura në Këshillin e sigurimit të KB-së

Nju Jork, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB-së morën pjesë në takimin me dyer të mbyllura kushtuar situatës në Siri.

Pas takimit, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë, Vasilj Nebenzia tha se "Këshilli, të paktën unë mendoj kështu, ishte pak a shumë i unifikuar rreth nevojës për të ruajtur integritetin territorial dhe unitetin e Sirisë për të siguruar mbrojtjen e civilëve, garanton qasje në ndihmën humanitare."

“Por të gjithë u befasuam nga zhvillimi i ngjarjeve, të gjithë, përfshirë anëtarët e Këshillit. Prandaj duhet të presim se si do të zhvillohet situata”, shtoi ai dhe siguroi se në këtë kontekst Këshilli nuk është i gatshëm të vendos menjëherë për këtë çështje.

"Askush nuk priste që forcat siriane të shemben si një kullë prej letre," tha Robert Vud, zëvendëspërfaqësues i përhershëm i SHBA-së në këshill. "Siç kanë deklaruar gjatë konsultimit, situata është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe ka të ngjarë të ndryshojë në baza ditore", ka thënë ai.

“Pavarësisht gjithçkaje, të gjithë në takim thanë se duhet respektuar sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Sirisë dhe të gjithë shprehën shqetësimin për situatën humanitare”, shtoi përfaqësuesi amerikan. Ai tha se Këshilli do të punojë për një deklaratë të përbashkët.

"Do të shohim nëse mund të arrijmë një mesazh të unifikuar në ditët në vijim," shtoi ai.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR