• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siri: Udhëheqësi i kryengritësve zotohet se do t'i shpërbëjë fraksionet rebele të cilët rrëzuan Asadin

Siri: Udhëheqësi i kryengritësve zotohet se do t'i shpërbëjë fraksionet rebele të cilët rrëzuan Asadin

Damask, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Udhëheqësi i grupit të kryengritësve Hajat Tarir al-Sham (HTS), i cili udhëheqi shkarkimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, Ahmed al-Shara, theksoi se të gjitha fraksionet rebele do të "shpërndahen", ndërsa luftëtarët do të trajnohen për t'iu bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai e tha këtë e deklaroi gjatë takimit me anëtarët e bashkësisë, me qëllim për të siguruar minoritetet brenda dhe jashtë vendit se liderët e përkohshëm do të mbrojnë të gjithë sirianët dhe institucionet shtetërore, shkruan "Gardian".

Shara e theksoi nevojën për unitet në vendin i cili është i llojllojshëm etnikisht dhe fetarisht.

Në ofensivën 11 ditore e cila filloi në qytetin veriperëndimor të Idlibit, koalicioni i fraksioneve rebele të udhëhequra nga grupi radikal sunit Hajat Tarir al-Sham (HTS) pushtoi pjesë të mëdha të vendit nga forcat qeveritare, duke përfshirë bastionin kryesor të Damaskut dhe më 8 dhjetor përfundoi sundimi 50 vjeçar i familjes së Asadit. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR