• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siri: Numri i të vrarëve në sulmet izraelite u rrit në 14

Siri: Numri i të vrarëve në sulmet izraelite u rrit në 14

Damask, 9 shtator 2024 (MIA) - Katërmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 43 janë lënduar në serinë e sulmeve izraelite gjatë natës ndaj provincës Hama, në Sirinë qendrore, kumtoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Sana.

"Numri i të vdekurve pas agresionit izraelit në disa lokacione rreth Mesijaf u rrit në 14, ndërsa 43 janë lënduar", deklaroi drejtori i spitalit në këtë rajon, i ciruar nga Sana.

Izraeli gjatë sulmeve ka goditur numër të madh të lokacioneve ushtarake në rajonin qendror, ndërsa forcat siriane për mbrojtje ajrore hasën dhe rrëzuan disa nga predhat. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR