• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sipas Trampit, Putini "ndoshta" është i përfshirë në vdekjen e Aleksej Navalnit

Sipas Trampit, Putini

Uashington, 18 mars 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se lideri rus Vladimir Putin "ndoshta" ishte i përfshirë në vdekjen e liderit opozitar Aleksej Navalni, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar në një koloni penale në Arktik, njoftoi Politiko. 

"Nuk e di, ndoshta, mendoj se është e mundur, do të thoja ndoshta", deklaroi kandidati republikan për president në intervistë për Foks njuz në pyetjen nëse Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalnit. 

"Ai është njeri i ri, prandaj sipas statistikave duhej të ishte gjallë një kohë të gjatë... ka ndodhur diçka e pazakontë", shtoi Trampi. 

Navalni, i cili ishte figurë udhëheqëse në opozitën ruse, ndërroi jetë më 16 shkurt në një koloni penale. BE-ja dhe SHBA-ja drejtpërdrejtë e akuzuan Rusinë për vdekjen e tij dhe vendosën sanksione të reja ndaj Kremlinit. 

Por, Trampi i cili dominoi në zgjedhjet preliminare republikane, deri më tani ishte i butë ndaj Putinit. Krahas kësaj, Trampi vazhdimisht thoshte se do ta ngrijë ndihmën për Ukrainën dhe do ta detyrojë Kievin për kornizën negociuese me Rusinë. Ky pozicion i tyre i shqetëson aleatët perëndimorë. 

Ai në intervistën e tij për Foks njuz tha se shpreson se nuk do të ketë nevojë të zgjedhë mes Putinit ta "gëlltisë" Ukrainën dhe të dërgojë armë në Kiev. 

"Shpresoj se nuk do të vijë deri te kjo", tha Trampi, duke përsëritur se nëse ai do të ishte në pushtet, kjo luftë "nuk do të ndodhte asnjëherë". fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR