• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sipas KGB-së bjelloruse, agjentët e inteligjencës polake dyshohet se ishin përfshirë në sabotim kundër aeroplanit rus A-50

Sipas KGB-së bjelloruse, agjentët e inteligjencës polake dyshohet se ishin përfshirë në sabotim kundër aeroplanit rus A-50

Minsk, 7 mars 2023 (MIA) - Komiteti i SIgurisë Shtetërore (KGB) në Bjellorusi sot njoftoi se dyshohet se agjentët e intelegjencës polake nga radhët e "refugjatëve bjellorusë" ishin përfshirë në përgatitjen e sabotimit kundër avionit rus A-50 në aeroportin në Maçulishçi në afërsi të Minskut. 

"Rezultatet nga hetimi paraprak çuan në përfundim të përfshirjes së agjentëve të intelegjencës polake në përgatitjen e sulmit terrorist në Bjellorusi. Agjentët e shërbimit special të intelegjencës së Polonisë, të cilët kanë prejardhje nga refugjatët bjellorus dhe mbështesin përmbysjen e dhunshme të Kushtetutës së Bjellorusisë, morën pjesë aktive në ngjarjet që ndodhën në gusht të vitit 2020", tha Konstantin Biçek, nënkryetari i departamentit hetimor i KGB-së. 

Në fund të muajit shkurt ishte e publikuar se ishte sulmuar aeroporti Maçulishçi dhe se radari i vëzhgimit dhe kontrollit në distancë i avionit të zbulimit A-50 të forcave ajrore ruse pësoi dëme të konsiderueshme.

Më vonë televizioni bjellorus publikoi video nga ai avion, por në gjendje të mirë. Pamjet treguan avionin si në pistë ashtu edhe në fluturim. 

Lideri bjellorus Aleksandar Lukashenko më herët sot konfirmoi se një agjent i shërbimit special ukrainas dhe mbi 20 bashkëpunëtorë të tij u arrestuan në Bjellorusi për shkak të përfshirjes së tyre të dyshuar në tentativën për sabotim të avionit A-50 në aeroportin Maçulishçi pranë Minskut. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR