• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sindikata e aktorëve të Holivudit hyn në grevë

Sindikata e aktorëve të Holivudit hyn në grevë

Los Anxhelos, 14 korrik 2023 (MIA) - Sindikata e aktorëve të Holivudit dje njoftoi se zyrtarisht do të hyjë në grevë prej sonte në mesnatë, gjegjësisht prej orës 9:00 sipas kohës së evropës së mesme. Sipas njohësve, ky vendim mund ta paralizojë plotësisht Holivudin dhe t'i shkaktojë goditje të rëndë industrisë së filmit, ku produksioni i filmave dhe serialeve tashmë ka ngecje për shkak të grevës së skenaristëve. 

"Këshilli kombëtar i SAG-AFTRA votoi njëzëri për grevë kundër studimit dhe shpërndarësve", deklaroi Dankan Krabtri - Ajrland, kryetar kombëtar i sindikatës që përfaqëson 160.000 aktorë dhe profesionistë të tjerë të ekranit të madh dhe të vogël. 

Shoqata e punëdhënësve, nga ana tjetër, njoftoi se janë "mjaft të zhgënjyer" sepse sindikata "ka vendosur që t'i ndërpresë bisedimet". Drejtori ekzekutiv i "Dizni", Bob Ajger madje edhe i kritikoi kërkesat "joreale" për "Si-En-Bi-Si".

Për momentin sindikata e aktorëve, si edhe ajo e skenaristëve, kërkojnë rivlerësim të të ardhurave të tyre që janë në rënie, mes tjerash, edhe për shkak të transmetimeve në internet. Krahas kësaj, ata kërkojnë garanci lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale, që të pengohet që ajo të shkruaj skenarë ose që t'i kopjojë zërat dhe figurat. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR