• e enjte, 26 dhjetor 2024

Simson: BE-ja me nivel rekord të rezervave të gazit në fund të sezonit ngrohës

Simson: BE-ja me nivel rekord të rezervave të gazit në fund të sezonit ngrohës

Bruksel, 12 prill 2024 (MIA) - Në fund të sezonit të sivjetmë t]ngrohës, 31 mars, deponi gazi në mbarë BE-në ishin të mbushura mbi 58 për qind, që paraqet nivel më të lartë rekord të rezervave të gazit në këtë periudhë të vitit, kumtoi sot eurokomisarja për energji, Kadri Simson.

"Këto novele të larta të rezervave janë rezultat i diversifikimit tonë të suksesshëm në furnizimin me energji, përjekjet e qytetarëve dhe bizneseve ta ulin konsumin e gazit dhe investimeve tona në energjinë ripërtëritëse, që njëherit i paraqesin tre shtyllat e planit tonë 'REPaurEU'", theksoi Simson.

Sipas saj, edhe përkundër shumë druajteve në prag të dimrit të dytë nga fillimi i invazionit ilegal të Rusisë ndaj Ukrainës, nga ai Evropa del mëe  fuqishme se më parë, me siguri dhe solidaritet energjetik dhe dhe energjense më të pastra.

Еврокомесарката за енергија , Кадри Симсон, се заложи дека ЕУ ќе ги здружи силите за да и помогне на Украина да се справи со енергетската криза и да ја преброди зимата.

Eurokomisarja potencoi se edhe pse BE-ja mund të jetë krenare për mënyrën se si deri më tani është përballur me krizën energjetike, megjithatë nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi.

"Duhet të vazhdojmë t'i mbështesim qytetarët tanë dhe industrinë dhe miqtë tanë ukrainas. Sigurimi i sigurisë energjetike dhe konkurrencës në Evropë, ulja e çmimeve dhe avancimi i tranzicionit drejt energjisë së pastër mbeten prioritet i ynë i lartë", shtoi Simson.

Komisioni evropian e inicoi planin "REPaurEU" në mars 2022 si prëgjigje ndaj invazionit rus ndaj Ukrainës, me qëllim që t'i vihet fundi varshmërisë së Evropës nga derivatet fosile ruse. Me planin, parashihet që deponitë evropiane të gazit më 1 nëntor të çdo viti të jenë të mbushura në nivel prej 90 për qind.

me zbatimin e masave nga ky plan, pjesëmarrja e gazit rus në importin evropian të energjensit është ulur prej 45 për qind në vitin 2021 në 24 për qind në vitin 2022, e madje deri 15 për qind vitin e kaluar. Nga ana tjetër, konsumi i gazit në BE në 18 muajt e fundit është ulur për pothuajse 20 për qind, që edhe ndikoi në rezervat e rritura.

Më datën 25 të muajit të kaluar, Këshilli i BE-së u rekomandoi vendeve anëtare të vazhdojnë ta ulin konsumin e gazit për edhe së paku 15 për qind deri më 31 mars të vitit 2025. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR