• e shtunë, 23 nëntor 2024

Simovski: E ardhmja demografike nuk varet nga dëshira për të pasur fëmijë, por nga të gjithë faktorët e tjerë në shoqëri

Simovski: E ardhmja demografike nuk varet nga dëshira për të pasur fëmijë, por nga të gjithë faktorët e tjerë në shoqëri

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Projeksionet e popullsisë deri në vitin 2070 duhet të shërbejnë si një udhërrëfyes për atë që është e mundur të pritet dhe që politikbërësit në vend ta marrin parasysh gjatë zbatimit të strategjive për të arritur kushtet e dëshiruara demografike në vend, deklaroi kryetari i Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), Apostol Simovski pas publikimeve të Projeksioneve të popullsisë deri në vitin 2070. 

E ardhmja e shtetit, theksoi Simovski, siç mund ta shihni nuk është e ndritur nga pikëpamja demografike, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndryshojë, por për këtë do të duhet shumë mund dhe t'i hapim sytë.

"Nuk do të thotë se nuk mund të arrihet ajo që dëshirohet dhe ajo që i nevojitet shtetit, por kërkon përpjekje dhe gjithmonë duke krijuar aktivitete dhe politika të bazuara në të dhëna. Ne jemi këtu për ta bërë të mundur. Shpresoj se me këtë publikim do të japim një kontribut real në mundësinë e krijimit të politikave reale të cilat do të çojnë në drejtimin e duhur", tha Simovski.

E ardhmja demografike, vlerësoi Simovski, nuk varet nga dëshira për të pasur rritje demografike, gjegjësisht për të pasur fëmijë dhe varet mbi të gjitha nga të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë.

Të dhënat e Regjistrimit, vlerësoi Simovski, tregojnë se ne në periudhën 19 vjeçare kemi humbje të më shumë se 200 mijë njerëz, ndërsa përllogaritjet që ishin bazë për vendosjen e projeksioneve të migrimit, tha ai, është bilanci mesatar i migracionit në periudhën e kaluar i cili ishte rreth 12 mijë persona në vit. Sipas përvojave të vendeve tjera, shpjegon Simovski, mundësitë për migrim janë më të mëdha në procesin e inkuadrimit, por pas anëtarësimit në BE, dëshira zvogëlohet dhe fillon një proces reverzibil.

Çdo vit gjatë regjistrimit bëhet rishikimi i parashikimeve të popullsisë, thekson Simovski dhe shpreson se revizioni i ardhshëm do të jetë më i favorshëm.

Projeksionet, theksoi Simovski, nuk bëhen në baza etnike dhe nuk mund të bëhen në bazë etnike, sepse siç tha ai, është jomirënjohëse sepse është ndjenjë personale dhe nuk mund të fiksohet për një periudhë të tërë. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR