• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

LSDM: Mucunski të publikojë menjëherë listën e të gjithë atyre që kanë udhëtuar në SHBA me shpenzime shtetërore

LSDM: Mucunski të publikojë menjëherë listën e të gjithë atyre që kanë udhëtuar në SHBA me shpenzime shtetërore

Shkup, 17 korrik 2024 

Po zgjerohet skandali i udhëtimeve familjare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga zyrtarë qeveritarë. Sipas informacioneve të publikuara nga disa media, drejt Uashingtonit ka udhëtuar edhe bashkëshortja e ministrit të Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. Edhe për këtë si edhe për skandalin e mëparshëm, heshtja nga Qeveria dhe MPJ-ha se a ka qenë edhe ajo në shpenzime shtetërore. Ministria e Punëve të Jashtme nuk i publikoi asnjëherë emrat e të gjithë delegacionit dhe tani bëhet e qartë pse. Është e qartë se qëllimi i shkuarjes në Uashington ishte për të bërë pushimet familjare, jo për të ndjekur diplomacinë. Nuk është për t'u habitur që Samiti i NATO-s ishte një debakli diplomatik për delegacionin tonë, padyshim që prioritetet paskan qenë të ndryshme.

LSDM kërkon që Timço Mucunski të publikojë menjëherë listën e të gjithë atyre që kanë udhëtuar me shpenzime shtetërore për në SHBA. Nëse, siç thotë ai, nuk kishte asgjë për të fshehur, pse nuk e publikon dhe mbyll një herë e mirë këtë temë?

Ne kërkojmë që Mickoski më në fund t'i tregojë faturat private që pretendon se i ka paguar nga xhepi për djalin e tij. Dhe ai fshihet për të tretën ditë dhe nuk flet asgjë për këtë temë dhe qytetarët presin përgjigje.

A janë këta persona që akuzojnë për shpenzim armiqësor të parave të buxhetit? A janë këta personat që premtuan transparencë dhe llogaridhënie? Ata fshihen dhe heshtin dhe kështu dëshmojnë qartë se janë fajtorë. LSDM disponon edhe më shumë skandale nga ky udhëtim që do t'i publikojmë së shpejti. ls/

LSDM

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR