• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska-Davkova në samitin paqësor për Ukrainën: Kompromiset me të drejtën dhe parimet ndërkombëtare mund ta komprometojnë paqen evropiane dhe botërore

Siljanovska-Davkova në samitin paqësor për Ukrainën: Kompromiset me të drejtën dhe parimet ndërkombëtare mund ta komprometojnë paqen evropiane dhe botërore

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Në fjalimin në sesionin plenar në Samitin për paqe në Ukrainë, që këtë fundjavë u mbajt në Burgenshtok në liqenin e Lucernit në Zvicër, presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova theksoi se lufta në Ukrainë na prekë të gjithëve. 

Siç kumtoi Kabineti i rpesdientes, ajo vlerësoi se Ukraina është e ekspozuar ndah vuajtjeve të mëdha njerëzore dhe shkatërrimit, se arkitektura e sigurisë e Evropës është nën kërcënim, ndërsa në nivel globak jetët e miliona njerëzve janë të prekura nga pasojat e rënda ekonomike.

"Në mënyrën më të fuqishme e dënojmëluftën e paprovokuar dhe të padrejtë agresive të Rusisë dhe e mbështesim Ukrainë në mënyrë më të mirë, madje edhe më shumë se që na lejojnë kapacitetet, resirset tona të kufizuara", theksoi presidentja Siljanovska Davkova.

Shteti ynë, theksoi presidentja, iu bashkua Platformës së K;rimesë dhe plotësisht u harmonizua me Politikën e përbashkët të jashtke dhe të sigurisë të BE-së, "ndërsa Ukraina ishte prioriteti ynë gjatë kryesimit tonë me OSBE-në në vitin 023".

Në planin humanitar, siç tha, "iu bashkuam koalicionit ndërkombëtar për kthim të fëmijëve ukrainas dhe siguruam mbështetje civile dhe ndihmë të shpejtë për Ukrainën dhe për refugjatët ukrainas. Si mbështetje të aspiratave euroatlantike të Ukrainës dërguam pajisje ushtarake përmes Pakos për ndihmë gjithpërfshirëse të NATO-s".

Presidentja Siljanovska Davkova në sot në fjalim, theksoi Kabineti i saj, ka cekur se "përderisa po zhvillohet korniza për marrëveshje të ardhshme paqësore, do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainë e lirë, të pavarur, demokratike dhe sovrane". ab/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR