• e shtunë, 23 nëntor 2024

Siljanovska Davkova priti nxënësit-fitues të çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare

Siljanovska Davkova priti nxënësit-fitues të çmimeve dhe  mirënjohjeve ndërkombëtare

 Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Soljanovska Davkova sot ka pritur nxënësit-fitues të çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare  gjatë vitit 2024 dhe mentorët e tyre. 

 Nxënësit, siç njoftuan nga Kabineti i saj, janë pjesë e Unionit të Matematikantëve të Maqedonisë, Unionit të kimistëve dhe Teknologëve të Maqedonisë, Shoqërisë Gjeografike të Maqedonisë, Shoqërisë së Informatikës së Maqedonisë, Shoqërisë së Fizikantëve të Maqedonisë, Shoqërisë së Biologëve të Maqedonisë, si dhe nxënës, talenta të cilët individualisht kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare dhe kanë arritur suksese. 

 Në pritjen, në të cilën ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, presidentja Siljanovska Davkova u uroi suksese për rezultatet e arritura dhe theksoi nevojën e gjetjesë së një zgjidhjeje sistematike të vazhdueshme për mbështetje adekuate të nxënësve më të suksesshëm dhe më të talentuar dhe pjesëmarrja e tyre në garat ndërkombëtare. Ajo theksoi se politikat, veçanërisht politikat arsimore, duhet të jenë adekuate dhe përshtatur me nevojat dhe interesat të atyre të cilat janë më të vlefshme dhe më perspektive. 

 

Pjesëmarrësit në pritje ishin pjesë e Olimpiadës së 65-të Ndërkombëtare të Matematikës në Angli, Olimpiadës së Matematikës "Kopernikus" së Universitetit Kolumbia në Nju-Jork, Olimpiadës së 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë në Astana, Kazakistan, Olimpiadës së 8-të Evropiane të Fizikës në Kutaisi, Gjeorgji, Olimpiada e 54-të Ndërkombëtare e Fizikës në Isfahan, Iran, Olimpiada e 56-të e Kimisë në Riad, Arabia Saudite, Olimpiada e 7-të Ndërkombëtare Ekonomike, në Hong Kong, Olimpiada Ndërkombëtare e Gjuhës Gjermane, Olimpiada Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze, Olimpiada Evropiane e Informatikës për Femra në Veldhoven, Holandë, Olimpiada Evropiane Juniore e informatikës në Moldavi, Gara Botërore "Majkrosoft Ofis Specialist 2024", në Los Anxhelos, SHBA dhe gara të tjera. qa/

Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR