• e martë, 24 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Neve na mungon patriotizmi kushtetues

Siljanovska Davkova: Neve na mungon patriotizmi kushtetues

Prilep, 15 prill 2024 (MIA) - Identiteti nuk ndërlidhet për historinë apo kulturën, por lidhet me parimet dhe vlerat. Është evropiane t'i përkujtoni ata nga Bashkimi Evropian për vleat dhe parimet themelore. Nëse ata sillen ashtu, atëherë ne do të besojmë në të ardhmen e Bashkimit Evropian, tha kandidatja presidenciale, Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e sotëm nga sheshi "Metodija Andonov Çento" në qendër të Prilepit.

Procesi i integrimit, siç tha, duhet të konkretizohet, e kjo do të thotë jetë evropiane në truall maqedonas, standarde evropiane në tokë maqedonase, e jo vetëm angazhime BE dhe NATO, proevropiane, antievropiane. Analizoni kush është për Evropë sipas sjelljes, e kush është kundër. Ata nuk bëjnë asgjë evropiane.

Duhet, shtoi, të ketë zyra të popullit përmes të cilave presidenti do t'i dëgjojë problemet e qytetarëve dhe sugjerimet e tyre. Presidenti ka obligim të rëndësishëm edhe në krijimin e gjyqësisë së pavarur përmes Këshillit gjyqësor. Rreth presidentit duhet të ketë këshill për të rinjtë.

Theksoi se fjalori urrejtës nuk i ngjan asnjë partie serioze, por nuk i ngjan fare partisë socialdemokrate.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski theksoi se profesoresha Siljanovska Davkova është zgjidhja për president të shtetit.

Gordana Siljanovska Davkova, shtoi, tregoi lojalitet ndaj parimeve të veta dhe është një prej ekspertëve më të mirë dhe njohësve të së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik, gjëra të cilat këtyre viteve më së shumti i shkeli ky pushtet. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR