• e premte, 05 korrik 2024

Siljanovska Davkova foli në panelin kryesor të konferencës për ripërtëritjen e Ukrainës në Berlin

Siljanovska Davkova foli në panelin kryesor të konferencës për ripërtëritjen e Ukrainës në Berlin

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot foli në panelin kryesor të konferencës për ripërtëritjen e Ukrainës, që po mbahet në Berlin, Republikën Federale të Gjermanisë.

Siç informoi Kabineti presidencial, Siljanovska Davkova foli në panelin kryesor për shefa të shteteve dhe qeverive ku folën edhe nikoqirët e konferencës, kancelari gjerman, Olaf SHolc dhe presdienti ukrainas, Volodimir Zelenski, ndërsa paraqitje të vet pati edhe kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla Fon der Lajen.

Ne panelin kryesor morën pjesë edhe presidentët dhe kryeministrat e Holandës, Norvegjisë, Finlandës, Lituanisë, Moldavisë, Estonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Gjeorgjisë.

Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e vet tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Plani i Marshalit, mes tjerash, ishte shprehje e solidaritetit ndaj Evropës së shkatërruar, ndërsa sot, siç theksoi, është i domosdoshëm një lloj Plani i marshalit për Ukrainën e shkatërruar.

Sipas presidentes, është e domosdoshme investimi jo vetëm në infrastrukturën energjetike dhe rrugore, por edhe në atë njerëzore, arsimore, sociale dhe normative.

Në sesion, siç ceket, ishte vlerësuar pozitivisht pozita ekzistuese evropiane se duhet të vazhdpjë ndihma gjithpërfshirëse për Ukrainën.

Paraprakisht, presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në hapjen e konferencës, ku fjalime patën kancelari gjerman, Olaf Sholc, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

Konferenca është vazhdim i serisë së ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rikuperimit të shpejtë dhe rikonstruimit afatgjatë të Ukrainës, pas fillimit të agresionit ushtarak rus.

"Qëllim kryesor i ngjarjes është të sigurohet mbështetje e vazhdueshme ndërkombëtare për ripërtëritje, rikonstruim, reforma dhe modernizim të Ukrainës", kumtoi Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova. ab/

Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR