• e hënë, 15 korrik 2024

Sijarto: Të gjithë e kanë të qartë se strategjia e Evropës dhe SHBA-së nuk dha rezultate në Ukrainë

Sijarto: Të gjithë e kanë të qartë se strategjia e Evropës dhe SHBA-së nuk dha rezultate në Ukrainë

Budapest, 15 korrik 2024 (MIA) - Shanset për arritje të paqes janë shumë më të mëdha përmes negociatave, sërish hapje të kanaleve diplomatike dhe dialog se sa me dërgesën e armëve, sanksioneve dhe strategjisë së themeluar në anashkalimin e diplomacisë, deklaroi dje shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto.

Siç transmeton Euronjuz, ai për radion publike hungareze shtoi se "tani të gjithë e kanë të qartë se strategjia e Evropës dhe SHBA-së në dy vjet e gjysmë luftë në Ukrainë nuk ka dhënë rezultate, edhe pse politikanët perëndimor nuk duan atë ta njohin publikisht sepse kjo do të vlejë njohje të mposhtjes".

"Sanksionet ishin të shtëna në këmbë, pastaj në gju, më pas në gjoks për ekonominë evropiane, ndërsa dërgesat e armëve evropiane dhe amerikane nuk e ndryshuan situatën në fushë betejë dhe nuk e afruan luftën deri në fund", tha Sijarto. sa/

Foto: Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR