• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sijarto: Pranimi i anëtarëve të rinj në BE duhet të fillojë me Ballkanin Perëndimor

Sijarto: Pranimi i anëtarëve të rinj në BE duhet të fillojë me Ballkanin Perëndimor

Budapest, 9 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto, vlerësoi se pranimi i anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian do ta bëjë më të fortë bllokun evropian, se BE-ja duhet të fillojë me pranimin e Ballkanit Perëndimor dhe se Serbia është vend kyç në rajon.

Sijarto tha se Komisioni Evropian ka përcaktuar saktë se Serbia ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane, raporton "Budapest Tajms". Sijarto theksoi se kapitujt e rinj të anëtarësimit me Serbinë duhet të hapen sa më shpejt, në mënyrë që procesi të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke folur për Ukrainën, ai tha se Kievi zyrtar nuk i plotëson kushtet për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, duke theksuar se shkel të drejtat e pakicave.

Sijarto shtoi se qeveria hungareze beson se është koha për një debat mbi politikën e ardhshme të BE-së ndaj Ukrainës.

“Duke pasur parasysh luftën që po vazhdon, është e qartë se në vend nuk respektohet as liria e mediave dhe as liria e fjalës, ndërsa nuk janë mbajtur as zgjedhje”, theksoi ministri hungarez.

Sijarto tha se është absolutisht e qartë se Ukraina nuk do të jetë gati për anëtarësim në BE derisa të vendoset paqja.

"Ukraina do të sjellë një luftë në BE, të cilën ne dukshëm nuk e duam, të cilën nuk mund ta duam", theksoi Sijarto.

Ai përshëndeti vendimin e Komisionit Evropian për t'i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit, i cili, sipas tij, duhej të ishte dhënë shumë më herët. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR