• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sijarto: Hungaria nuk do t'i bashkohet nismës çeke për blerjen e municionit për Hungarinë

Sijarto: Hungaria nuk do t'i bashkohet nismës çeke për blerjen e municionit për Hungarinë

 Budapest, 21 mars 2024 MIA) - Hungaria nuk do t'i bashkohet nismës së udhëhequr nga  Çekia për blerjen dhe dërgimin e municioneve në Ukrainë, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, në një konferencë për shtyp në Pragë, cituar nga mediat britanike.  

"Hungaria nuk i ka dorëzuar dhe nuk do të dorëzojë asnjë armë në Ukrainë. Ne nuk jemi të përfshirë në asnjë veprim të përbashkët që do të çonte në një furnizim të përbashkët të armëve", tha Sijarto.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR