• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sijarto: Hungaria do ta shfrytëzojë kryesimin me BE-në për ta përshpejtuar zgjerimin me vendet nga Ballkani Perëndimor

Sijarto: Hungaria do ta shfrytëzojë kryesimin me BE-në për ta përshpejtuar zgjerimin me vendet nga Ballkani Perëndimor

Vjenë, 15 janar 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijatro në takimin e sotëm me kolegun e tij austriak, Aleksandar Shalenberg në Vjenë tha se Hungaria do ta shfrytëzojë kryesimin me Bashkimin Evropian që ta përshpejtojë procesin e zgjerimit me vendet nga Ballkani Perëndimor.

Sijarto tha se BE-së i nevojiten energji e re, inspirim i ri, ambicje e re, e atë mund ta sjellin vendet nga Ballkani Perëndimor.

"Mendoj se vendet nga Ballkani Perëndimor i nevojiten më tepër BE-së, se sa atyre anëtarësimi në BE. Për këtë shkak vlerësojmë se duhet të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE-së. Dëshirojmë ta shfrytëzojmë kohën e kryesimit me BE-në, ashtu që numër i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor të hapin sa më shumë kapituj në procesin negociues", potencoi Sijarto.

Ai dhe Shalenberg biseduan edhe për migrimin ilegal dhe bashkëpunimin në sektorin energjetik. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR