• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sijarto: Hungaria dhe Gazprom negociojnë për furnizime shtesë të gazit vitin e ardhshëm

Sijarto: Hungaria dhe Gazprom negociojnë për furnizime shtesë të gazit vitin e ardhshëm

Budapest, 15 tetor 2024 (MIA) - Hungaria dhe kompania ruse "Gazprom" do të negociojnë mbi marrëveshjen për furnizime shtesë të gazit në Budapest gjatë vitit të ardhshëm, deklaroi ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto për agjencinë ruse të lajmeve RIA, raporton "Euraktiv". 

"Tashmë kemi nënshkruar një (marrëveshje shtesë) për tremujorin e fundit të këtij viti, ku përfshihen sasi shtesë me çmim konkurrues. Për momentin jemi duke negociuar për marrëveshjen për vitin e ardhshëm", tha Sijarto. 

Gjiganti rus i energjisë javën e kaluar njoftoi se është nënshkruar memorandum me Hungarinë për mundësinë për rritjen e shitjes së gazit rus, por pa dhënë detaje. 

Sijarto sqaroi se memorandumi përfshin parashikimin për kontrata shtesë krahas kontratave afatgjate për vitet e ardhshme, që do ta garantojë konkurrenca e çmimeve. 

Javën e kaluar, Hungaria dhe "Gazprom" gjithashtu kanë nënshkruar marrëveshje e cila mundëson shfrytëzimin e gazsjellësit "Rrjedha turke". 

Gazsjellësi "Rrjedha turke", e ndërtuar pak para pushtimit rus të Ukrainës e anashkaloi këtë vend duke sjellë gazin rus nën Detin e Zi në territorin evropian në Turqi, ndërsa më pas në Bullgari, ku quhet "Rrjedha ballkanike". 

Kjo marrëveshje, siç deklaroi Sijarto, i'a mundëson Budapestit të rrisë sasitë e blera sipas "të gjitha marrëveshjeve tregtare".

Rusia aktualisht eksporton gaz natyror në Evropë përmes dy rrugëve: gazësjellësit të ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik që kalon përmes Ukrainës dhe "Rrjedhës turke". Marrëveshja e Rusisë për tranzit të gazit përmes Ukrainës skadon në fund të vitit.

Përveç kësaj, Sijarto për RIA-n deklaruan se Budapesti do të vendos veton e dytë të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë nëse hiqet përjashtimi për Hungarinë për të blerë naftë ruse.

"Sanksionet zakonisht rishikohen çdo gjashtë muaj. Përderisa sanksionet janë në fuqi, këto përjashtime duhet të mbeten në fuqi ose ne do të vëmë veton ndaj sanksioneve", tha Sijarto. qa/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR