• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sijarto: Hungaria është nën presion për shkak të bashkëpunimit energjetik me Rusinë

Sijarto: Hungaria është nën presion për shkak të bashkëpunimit energjetik me Rusinë

Shën Peterburg, 10 tetor 2024 (MIA) - Budapesti është nën presion për të ndërprerë bashkëpunimin energjetik me Rusinë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto.

"Kuptohet që ka presion politik mbi Hungarinë, ata duan që ne të ndalojmë bashkëpunimin energjetik me Rusinë", tha Sijarto në seancën plenare të Forumit ndërkombëtar të gazit, që do të mbahet deri më 11 tetor në Shën Peterburg.

Ai shtoi se ruajtja e partneritetit energjetik me Moskën është në interes të Budapestit.

Siç publikoi më herët portali hungarez HM, Sijarto deklaroi se Hungaria dhe kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom sot do të nënshkruajnë një marrëveshje për gazin, që do t'i lejojë ata të shfrytëzojnë plotësisht gazsjellësin Rrjedha turke.

Rusia aktualisht eksporton gazin e saj natyror në Evropë përmes dy rrugëve: një tubacion i ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik që kalon Ukrainën dhe gazsjellësin Rrjedhën turke në Turqi që kalon në thellësinë e Detit të Zi.

Marrëveshja për transit të gazit të Rusisë me Ukrainën skadon në fund të vitit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR