• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sijarto: Gjatë presidencës hungareze do të ketë zgjerimin më të madh të BE-së

Sijarto: Gjatë presidencës hungareze do të ketë zgjerimin më të madh të BE-së

 Bruksel, 20 nëntor 2024 (MIA) - Gjatë presidencës hungareze do të ketë "zgjerimin më të madh të Bashkimit Evropian deri më tani", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Peter Sijarto.

Ai shtoi se gjatë negociatave për anëtarësim fokusi do të vendoset në "gjendjen aktuale" të kandidatëve, e jo në "dorëzim para presioneve politike", njoftoi MTI. 

 "Nuk do të lejojmë që negociatat e anëtarësimit të disa vendeve të lidhen artificialisht me vende të tjera. Nuk do të lejojmë që procesi i inkuadrimit të asnjë vendi që është më afër hyrjes të varet nga një vend që ka mbetur prapa (në reforma)", tha Sijarto në Bruksel.

Ai shtoi se gjatë presidencës së BE-së, Hungaria do t'i ndihmojë Serbinë të hapë kapituj të rinj për inkuadrim dhe të mbyllë më shumë kapituj, si dhe Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia të fillojnë negociata të rëndësishme. 

 "BE-ja duhet të ketë anëtarë të rinj që mund të sjellin freski, moment të ri, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjisë apo Moldavisë", tha Sijarto.

 Hungaria do të kryesojë BE-në në gjysmën e dytë të këtij viti.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR