• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sijarto e kritikon Fon der Lajenin për largimin e Varhejit nga funksioni eurokomisar

Sijarto e kritikon Fon der Lajenin për largimin e Varhejit nga funksioni eurokomisar

 Budapest, 18 shtator 2024 (MIA) - Ministri i hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto sot e kritikoi kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajenin, se e ka larguar Oliver Varhejin për komisr për zgjerim të BE-së, duke thënë se vendimi i saj ishte pjesë e "hipokrizisë në Bruksel".

 "Vendet e Ballkanit Perëndimor pritën 14.5 vjet për anëtarësim në BE, që tregon se sa shumica në bllok është kundër zgjerimit", tha Sijarto në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur sot në Budapest me ministren serbe të Ekonomisë Adrijana Mesaroviq.

 Ai konsideron se deklaratat publike të përfaqësuesve për zgjerim të BE-së janë në kundërshtim me atë që ata kanë thënë me dyer të mbyllura. Gjithashtu tregoi se vendet që ishin më të avancuara në procesin e pranimit dëshironin që Varhelji të vazhdojë të kryejë funksionin e tij aktual.

 Ministri tha se Hungaria do të bëjë gjithçka që mundet "për të siguruar hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur".

 Sipas tij, çdo shtet anëtar ka të drejtë të emërojë një komisar dhe të vendosë se kë të emërojë. "Kështu që unë do të filloj me supozimin se demokratët e përkushtuar në mënyrë fantastike në parlamentet evropiane nuk do ta mohojnë këtë të drejtë sovrane...", tha Sijarto.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR