• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sijarto: Duhet të bëjmë gjithçka që Rumania të hyjë në Shengen

Sijarto: Duhet të bëjmë gjithçka që Rumania të hyjë në Shengen

 Bukuresht, 15 nëntor 2024 (MIA) - Interesat kombëtare të Rumanisë dhe Hungarisë përkojnë në aspektin e anëtarësimit të plotë të vendit në zonën Shengen, deklaroi ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto në një konferencë për media në qytetin rumun Mierkuria Çuk.

"Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që Rumania të hyjë përfundimisht në zonën Shengen si një anëtare e fuqiplotë. Këtu bëhet fjalë për një çështje ku përputhen interesat kombëtare të Rumanisë dhe Hungarisë, gjegjësisht të dy kombeve. Për këtë arsye, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, do të mobilizojmë gjithçka dhe do të përpiqemi t'i bindim të gjithë në dy muajt e ardhshëm që Rumania të hyjë përfundimisht në zonën Shengen", tha Sijarto. 

 "Është në interesin tonë që jetët e komuniteteve në të dyja anët e kufirit të jenë të lidhura sa më fort që të jetë e mundur, për të cilën ne kemi nevojë për statusin e anëtarësimit në Shengen", shtoi ai.

 Tema e Shengenit u shqyrtua edhe në forumin në Mierkuria Çuk, ku shefi i diplomacisë hungareze mori pjesë së bashku me liderin e Unionit Demokratik të Hungarezëve në Rumani, Kelemen Hunor

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR