• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sijarto: Derisa kjo Qeveri është në Hungari, nuk do të vendosen sanksione për Dodikun

Sijarto: Derisa kjo Qeveri është në Hungari, nuk do të vendosen sanksione për Dodikun

Budapest, 22 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, peter Sijarto, në Trebinje deklaroi se kryetari i Republikës Sërpska, Millorad Dodik nuk do të jetë në asnjë listë të sanksioneve përderisa në Hungari është qeveria aktuale.

"Ata të cilët dëshirojnë të vendosin sanksione në rajonin e Ballkanit Perëndimor po tentojnë të fshehin se sa e kanë të njohur këtë rajon. Ata njerëz janë të paaftë për ta respektuar vullnetin e njerëzve që ketojnë në Ballkan", deklaroi Sijarto pas takimit me Dodikun.

Sipas Sijartos, liderët politik të Ballkanit "nuk kanë fituar loto për të qenë presidentë, por janë zgjedhur në zgjehdje" dhe nënvizoi se ata të cilët dëshirojnë të vendosin sanksione kundër Dodikut nuk dëshirojnë ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të RS.

Në Sarajevë, Sijarto bisedoi me përfaqësueisn e lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Kristian Shmit, për gjendjen në atë vend dhe rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Ndarja e statusti të kandidates për BeH-në është edhe një dëshmi për përkushtimin e BE-së ndaj BeH-së dhe pres që aktorët vendorë t'i prëgjigjen sfidës dhe ta shfrytëzojnë mundësinë që u jepet për ta përshpejtuar përparimin e BeH-së në këtë rrugë pëpr të mirën e qytetarëve, tha Shmit pas takimit.

Ai nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar pret "përkushtim dhe përpjekje intensive" nga liderët politik në BeH në këtë rrugë.

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR