Sijarto: Ambasada hungareze në Paris mori kërcënim për bombë
- Stafi i ambasadës së Hungarisë në Paris ka marrë kërcënim për bombë përmes emailit, njoftoi sot shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto.
- Post By Fami Bajrami
- 16:37, 14 dhjetor, 2024
Budapest, 14 dhjetor 2024 (MIA) – Stafi i ambasadës së Hungarisë në Paris ka marrë kërcënim për bombë përmes emailit, njoftoi sot shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto.
Në një postim në Fejsbuk ai tha se policia franceze ka bastisur ambientet e ambasadës.
Së bashku me kërcënimin, dërguesi i emailit ka dërguar edhe një foto të një bombe të dorës, por policia nuk gjeti një pajisje të tillë, shtoi Sijarto.
Sipas tij, besohet se emaili ka ardhur nga një shtet fqinj.
Shefi i diplomacisë hungareze shtoi se edhe shërbimi sekret hungarez po heton rastin.