• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si-En-En-i: Bajdeni i gatshëm të heqë një nga pengesat për hyrjen e Ukrainës në NATO

Si-En-En-i: Bajdeni i gatshëm të heqë një nga pengesat për hyrjen e Ukrainës në NATO

Uashington, 16 qershor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajdeni është i gatshëm të heqë një nga pengesat për hyrjen e Ukrainës në NATO, deklaroi jë përfaqësues anonim i qeverisë për Si-En-En-in. 

Sipas tij, Bajdeni do të ishte i gatshëm të refuzojë Planin për Anëtarësim (MAP) për Ukrainën, i cili u përshkrua në marrëveshjen e vitit 2008 si "hapi tjetër për Ukrainën ... në rrugën e tyre të drejtpërdrejtë drejt anëtarësimit".

 MAP, i karakterizuar si "një program për këshilla, ndihmë dhe mbështetje praktike të përshtatur për nevojat individuale të vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen në Aleancë", është procesi nëpër të cilin duhej të kalonin vendet e tjera për t'u anëtarësuar në NATO.

 Heqja e saj do të ishte një hap i vogël drejt lehtësimit të qasjes së Ukrainës në aleancën e mbrojtjes. Kjo është pjesë e një propozimi të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që u bisedua kur të dy udhëheqësit u takuan në Uashington në fillim të kësaj jave. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR