• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si-En-En Turk: Një person i armatosur mori pengje në fabrikës amerikane P&G në Turqi për shkak të luftës në Gazë

Si-En-En Turk: Një person i armatosur mori pengje në fabrikës amerikane P&G në Turqi për shkak të luftës në Gazë

Ankara, 1 shkurt 2024 (MIA) - Një numër i madh i ekipeve policore janë dërguar në fabrikën Procter & Gamble (P&G) në rajonin veriperëndimor turk Gebze në Koxhaeli, pasi që një person i armatosur, siç thuhet, i ka marrë peng punëtorët, lajmëroi Si-En-En Turk.

Mediumet turke lajmërojnë se personi ka marrë shtatë pengje në shenjë proteste ndaj luftës në Gazë. Theksohet se i dyshuari pohon se me vete mban bombë.

Në rajon janë dërguar shumë forca policore, xhandarmëria, ekipe shëndetësore dhe zjarrfikëse.

Derisa zgjasin përpjekjet që personi të bindet për t'i liruar të punësuarit, rruga është e mbyllur për komunikacion dhe masa të ndërmarra të sigurisë. Ceket se në rjaon ka arritur edhe guvernatori i Koxhaelit, Sedar Javuz dhe e ndjekë rastin.

Në rrjetet sociale është paraqitur fotografia e të dyshuarit, ku shihet se mban pistoletë në dorë. ab/

foto: printskrin Si-En-En Turk

QËNDRONI TË LIDHUR