• e shtunë, 23 nëntor 2024

Si-En-En: Në draft dokumentin e NATO-s rruga e Kievit drejt anëtarësimit me të drejtë të plotë në Aleancë është përshkruar si "e pakthyeshme"

Si-En-En: Në draft dokumentin e NATO-s rruga e Kievit drejt anëtarësimit me të drejtë të plotë në Aleancë është përshkruar si

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Rruga e Ukrainës drejt inkuadrimit në NATO është përshkruar si "e pakthyeshme" në draft dokumentin e përbashkët të Aleancës, deklaruan për Si-En-En tre burime të njoftuara me këtë çështje.

Se sa fort duhet të zotohet Ukraina për anëtarësimin e saj të ardhshëm në NATO ishte një temë kryesore e bisedës midis 32 anëtarëve të aleancës përpara samitit të NATO-s në Uashington, i cili filloi sot.

Si-En-En shton se drafti mund të ndryshojë përpara versionit përfundimtar, por vetë prania e fjalës "e pakthyeshme" do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Kievin dhe Moskën "pasi lufta në Ukrainë vazhdon pa shenja të qarta përfundimi".

Një nga burimet, një zyrtar amerikan, tha se Shtëpia e Bardhë mbështet përdorimin e kësaj fjale në kumtesën e fundit, me kusht që dokumenti gjithashtu pohon se Ukraina duhet të vazhdojë të punojë për reformat demokratike.

Zyrtari tha se versioni përfundimtar pritet të përfshijë atë formulim.

Samiti treditor i NATO-s, me rastin e 75 vjetorit të ekzistencës së asaj aleance ushtarake, mbahet nga sot deri më 11 korrik dhe temë kryesore e takimit do të jetë konfirmimi i mbështetjes së palëkundur për Ukrainën. Aleatët do të diskutojnë gjithashtu forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes, rritjen e prodhimit ushtarak dhe bazës industriale, përmirësimin e partneriteteve të Aleancës dhe investimin në mbrojtjen e vet dhe kolektive të anëtarëve të NATO-s. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR