Si-En-En: izraeli ka plan të përgatitur për përgjigje ndaj sulmit nga Irani
- Izraeli ka plan të përgatitur për përgjigje ndaj sulmit, që Irani e ka kryer më 1 tetor ndaj vendit, njofton sot Si-En-En, duke iu referuar një burimi mirë të informuar.
- Post By Besnik Shuki
- 13:09, 16 tetor, 2024
Atlanta/Tel Aviv, 16 tetor 2024 (MIA) - Izraeli ka plan të përgatitur për përgjigje ndaj sulmit, që Irani e ka kryer më 1 tetor ndaj vendit, njofton sot Si-En-En, duke iu referuar një burimi mirë të informuar.
Si-En-En ka kërkuar koment nga Ministria izraelite e Mbrojtjes, por prej aty nuk dhanë hollësira shtesë lidhur me planin.
Autoritetet izraelite, duke përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanjahu, e bindin SHBA-në se sulmi ndaj Iranit do të jetë i kufizuar vetëm në objektiva ushtarake, e jo në impiante të naftës apo bërthamore, njofton burimi anonim.
Si-En-En përkujton se Irani më 1 tetor ka lansuar pothuaj 200 raketa në drejtim të Izraelit si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah, liderin politik të Hamasit, Issmail Hanija dhe liderëve tjerë, ndërsa Netanjahu u zotua se Irani do të "paguajë" për sulmin. bsh/
Foto: MIA arkiv