• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si-En-En: Gjykata Supreme do të lejojë që Trampi të jetë në fletëvotim

Si-En-En: Gjykata Supreme do të lejojë që Trampi të jetë në fletëvotim

Uashington, 8 shkurt 2024 (MIA) - Derek Muler, një ekspert i ligjit zgjedhor në Fakultetin Juridik Notër Dam, i cili paraqiti një përmbledhje neutrale duke analizuar çështjet kryesore ligjore pasi Gjykata Supreme e SHBA-së dëgjoi argumentet gojore, tha se gjyqtarët me siguri do ta rikthejnë Donald Trampin në fletëvotimin në Kolorado.

"Supozohej se gjyqtarët janë të shqetësuar se një shtet mund të ndikojë në të gjithë procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe se disa udhëzime nga Kongresi ishin të nevojshme përpara se të merrej një masë e tillë e jashtëzakonshme", tha Muler, duke shtuar se duket që "Gjykata është e prirur të lejojë procesin politik të zhvillohet”.

Muler tha se disa gjyqtarë shprehën shqetësim për shkak të asaj që shtetet  zbatonin ndalimin pa ndonjë udhëzim nga Kongresi.

"Nuk është për t'u habitur të shohësh gjyqtarët të shprehin pakëndshmëri ndaj propozimit që Gjykata Supreme e SHBA-së duhet të futet në këtë lloj moçali faktik dhe ligjor", tha Miler.

Ish presidenti Donald Tramp i bëri komentet e tij pasi Gjykata Supreme e SHBA-së dëgjoi argumentet gojore në një çështje në lidhje me kualifikimin e tij për të qenë në fletëvotimin presidencial.

"Lajmi i mirë është se ne po kryesojmë pothuajse në çdo sondazh", tha Tramp në komentet nga rezidenca e tij në Florida. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR