• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si-En-En: Dokumentet e Pentagonit parashikojnë ndalesë të luftës në Ukrainë në muajt e ardhshëm

Si-En-En: Dokumentet e Pentagonit parashikojnë ndalesë të luftës në Ukrainë në muajt e ardhshëm

Uashington, 12 prill 2023 (MIA) - Dokumentet sekrete të Pentagonit që "rrodhën" në rrjetet sociale tregojnë një pikëpamje pesimiste amerikane për situatën ushtarake në Ukrainë, tregojnë në problemet e Ukrainës me armët dhe mbrojtjen ajrore dhe parashikojnë një ndërprerje në luftë në  në muajt e ardhshëm, raporton Si-En-En-i.

Dokumentet, të cilat duket se datojnë nga shkurti dhe marsi, i theksojnë mangësitë ushtarake të Ukrainës, ndërsa Kievi përgatitet për një kundërofensivë pranverore. 

 Disa dokumente të besueshme paralajmërojnë se mbrojtja ajrore e Ukrainës me rreze të mesme për mbrojtjen e ushtarëve nga fronti do të "shterohet plotësisht deri më 23 maj", që sugjeron  se Rusia së shpejti mund të ketë epërsi ajrore dhe se Ukraina mund të humbasë aftësinë për të grumbulluar forca tokësore për kundërsulm.

Dokumentet, gjithashtu, i theksojnë problemet me ofensivën ushtarake ruse, duke parashikuar se rezultati do të jetë një ngërç midis të dyja palëve për të ardhmen të afërt. 

Personat zyrtarë të njohur me situatën për Si-En-En-in kanë deklaruar se duke që  dokumentet janë pjesë  pjesë e një brifingu  të përditshëm të inteligjencës të përgatitur për liderët  e lartë të Pentagonit, duke përfshirë edhe shefin e Shtabit të Përbashkët, gjeneral Mark Mili.

 “Gardian”-i londinez shkruan se dokumentet zbulojnë se inteligjenca amerikane, gjoja  në shkurt ka paralajmëruar se Ukraina mund të mos jetë në gjendje të grumbullojë ushtarë dhe armë të mjaftueshme për kundërofensivën e planifikuar pranverore dhe se është e mundur të “mos i plotësojë" qëllimet e Kievit për kthimin e territorit  të pushtuar nga Rusia.

Në dokumentin, të shënuar "rreptësisht të besueshme", i cituar nga  "Uashington post", shtohet se Kievi po përballet me "mungesa të konsiderueshme të krijimit të forcës dhe mbështetjes" dhe për këtë arsye me siguri do të realozojë vetëm "fitime modeste territoriale".

Dokumenti është një regjistrim i situatës që nga fillimi i shkurtit, ndërsa është e paqartë se sa Ukraina, me mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s, që atëherë ka arritur të kompensojë mangësitë.

Një dokument tjetër, nga 23 shkurti, i parë nga Gardiani, e përshkruan përparimin në ndërtimin e 12 brigadave të reja kundërsulmuese "të besueshme luftarake", të pajisura me 253 tanke dhe rreth 1.500 automjete të tjera të blinduara të llojeve të ndryshme. Tri brigada duhej të formoinë vetë ukrainasit, ndërsa nëntë të tjerat duhej të formohen  me ndihmën e SHBA-së, aleatëve dhe partnerëve. Brigadat e planifikuara ishin larg gatishmërisë në momentin  e hartimit të dokumenteve, ndërsa pesë fillimisht duhej të fillojnë me trajnim. Gjashtë nga brigadat kishin gjysmën ose më pak të pajisjeve të nevojshme. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR