Si-En-En: Bajden paralajmëroi se arabët janë "të zemëruar" për shkak të mbështetjes amerikane për Izraelin
- Administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden mori paralajmërime të ashpra nga diplomatët amerikanë në vendet arabe se mbështetja e fuqishme amerikane për fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë çon drejt mllefit të rritur tek opinioni arab ndaj Uashingtonit, kumtoi Si-En-En.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:52, 10 nëntor, 2023
Uashington, 10 nëntor 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden mori paralajmërime të ashpra nga diplomatët amerikanë në vendet arabe se mbështetja e fuqishme amerikane për fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë çon drejt mllefit të rritur tek opinioni arab ndaj Uashingtonit, kumtoi Si-En-En.
Diplomatët amerikanë shprehën shqetësim të thellë për shkak të hidhërimit të madh ndaj SHBA-së, pasi që Uashingtoni "e mbështeti të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit jugor më 7 tetor, ku jetën e humbën mbi 1.400 izraelitë".
Në telegramin nga ambasada amerikane në Oman të mërkurën, ceket se mbështetja e fuqishme amerikane për aksionet e Izraelit në Gazë konsiderohet si bashkëpjesëmarrje e SHBA-së në atë që konsiderohen si krime të mundshme të luftës.
Telegrami nga ambasada në Oman i është dërguar Këshillit për siguri nacionale të Shtëpisë së Bardhë, CIA-s dhe Byrosë federale hetuese (FBI).
Në një telegram tjetër, drejt të cilit erdhi Si-En-En, nga ambasada amerikane në Kajro, Uashingtoni, u transmetua komenti i publikuar në gazetat shtetërore egjiptiane se, siç është cekur, "brutaliteti i presidentit Bajden dhe moskujdesi i tij për palestinezët i tejkalon të gjithë presidentët e mëparshëm amerikanë". ab/
Foto: МIА arkivi