• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sidnei, Kanberra dhe Melburni e pritën Vitin e Ri 2024

Sidnei, Kanberra dhe Melburni e pritën Vitin e Ri 2024

Sidnei, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Viti i Ri 2024 ka mbërritur në pjesët lindore të Australisë, duke përfshirë qytetet e saj më të mëdha Sidnei, Kanberra dhe Melburn.

Fishekzjarret spektakolare të shumëpritura te Ura e Harborit të Sideni *Ura portuale) dhe Opera e ndriçuan qiellin e qytetit, me brohoritjet nga një numër i madh njerëzish që morën pjesë në festë.

Qytetarët në Sidneit filluan të mblidhen që nga orët e mëngjesit me shpresën për të gjetur një vend të mirë për të parë spektaklin e dritës dhe nuk kishte vende në vendet e vëzhgimit përreth deri rreth orës 19:00 sipas kohës lokale.

Viti i Ri 2024 ka mbërritur edhe në Zelandën e Re, ndërsa janë organizuar fishekzjarre nga Sky Tower, ndërtesa më e lartë në vend, në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Oklend. Viti i Ri erdhi fillimisht në shtetin ishull të Paqësorit, Kiribati. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR