• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sibiha: E ardhmja e botës zgjidhet në Ukrainë

Sibiha: E ardhmja e botës zgjidhet në Ukrainë

Bruksel, 13 nëntor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha, në bisedë me sekretarin amerikan të shtetit, Entoni Blinken sot në Bruksel deklaroi se në Ukrainë po vendoset e ardhmja e sigurisë transatlantike dhe globale.

"Duhet ta ndalojmë agresionin rus me forcën e armës, sanksioneve dhe diplomacisë. Ky moment është kritik. Kjo luftë nuk është vetëm për Ukrainën. E ardhmja e sigurisë transatlantike dhe globale vendoset në Ukrainë, ndërsa Rusia po përdor dronët iranianë, siç thatë ju dhe trupat e Koresë së Veriut për të pushtuar Ukrainën. Në këmbim, ajo u ofron ndihmë atyre regjimeve", tha Sibiha. 

Ministri ukrainas theksoi se kjo luftë cenon sigurinë në Azinë Juglindore dhe Lindjen e Mesme.

"E gjitha kjo ka lidhshmëri. Nëse dëshironi të siguroni paqe afatgjate dhe stabilitet në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme, duhet ta detyrojmë Rusinë të ndalojë agresionin e saj. Për këtë na duhet më shumë unitet dhe vendime të prera", tha ai.

Sibiha shfrytëzoi rastin për të falënderuar Blinkenin që ka qenë me Ukrainën "në çdo hap" gjatë 994 ditëve të agresionit rus, theksoi Departamenti i shtetit.

Ai, gjithashtu, tha se Ukraina po punon me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp dhe ekipin e tij, si dhe me administratën në largim dhe se vendi "e vlerëson shumë ndihmën e SHBA-së". qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR