• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Si-Bi-Es: Votat e grave në shtatë shtete të pavendosura mund të jenë vendimtare

Si-Bi-Es: Votat e grave në shtatë shtete të pavendosura mund të jenë vendimtare

Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - Fituesi i zgjedhjeve të sotme presidenciale në SHBA mund të jetë vendimtar sipas votave të grave në mbarë vendin, tregon sondazhi i zbatuar nga Si-Bi-Es Njuz.

Në analizën e rezultateve të hetimit citohet se potencialisht votat vendimtare u përkasin grave në shtatë shtete federale "suing", përkatësisht ato shtete për të cilat që në fillim nuk dihet se cili kandidat do të fitojë në territorin e tyre.

Kandidatja demokratike Kamala Haris beson se gratë e periferive do të votojnë për të, duke marrë një nxitje të papritur në ditët e fundit nga fushata e grupit "Gratë për SHBA-në (Women4US), e cila synon të tërheqë gratë konservatore.

"Do ta dërgojmë (kandidatin republikan) Donald Tramp të paketohet dhe pastaj mund të fillojmë bisedimet në mënyrë produktive dhe të arrijmë kompromis për çështje që janë të rëndësishme për të gjithë ne", deklaroi bashkëthemeluesja e "Gratë për SHBA-në", Srefani Sharp.

Ajo theksoi se mesazhet e grupit janë drejtuar ndaj grave që ishin përjashtuar nga retorika e Trampit gjatë fushatës dhe roli i tij në rrëzimin e vendimit të Gjykatës Supreme në SHBA, Ro kundër Vejdit.

Nga ana tjetër, Trampi gjatë tubimit të mëparshëm në Viskonsin tha se "dëshiron t'i mbrojë gratë" dhe se do ta bëjë atë "me dashje apo pa dashje".

Si-Bi-Es publikoi se gratë mbështetëse të Trampit janë skeptike për mesazhet e "Gratë në SHBA" dhe nuk besojnë se Harisi ka mbështetje më të madhe nga gratë në vend.

Një zyrtar i lartë anonim nga fushata e Trampit tha për Si-Bi-Es Njuz se madje edhe nëse Harisi ballafaqohet më mirë me gratë, ata mendojnë se popullariteti i Trampit ndërmjet burrave është më me ndikim.

Amerikanët sot do të dalin në votim për ta zgjedhur presidentin e 47-të të SHBA-së, por do të votojnë edhe për anëtarët e Kongresit, të cilët kanë rol vendimtar në miratimin e ligjeve. Këto janë zgjedhjet e 60-ta presidenciale me rend, ndërsa mbahen së bashku me zgjedhjet për të gjitha vendet në Dhomën Përfaqësuese dhe 33 vende në Senat. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR