• e premte, 27 dhjetor 2024

Si Xhinping nis vizitën e tij në Moskë

Si Xhinping nis vizitën e tij në Moskë

Moskë, 20 mars 2023 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot fillon vizitën e tij në Rusi, e cila është vizita e tij e parë në një vend të huaj pas zgjedhjes për herë të tretë President i Kinës, si dhe vizita e tij e parë në Rusi që nga fillimi i konfliktit rus - ukrainas në shkurt 2022.

Vizita do të vendosë themelet për zhvillimin e marrëdhënieve kino-ruse në pesë vitet e ardhshme dhe do të thellojë mirëkuptimin e ndërsjellë midis Moskës dhe Pekinit për çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, transmeton RIA Novosti.

Si Xhinping do të vizitojë Moskën nga sot deri më 22 mars me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin dhe liderët do të diskutojnë çështjet e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve, kumtuan Moska dhe Pekini.

Si dhe Putin do të diskutojnë për partneritetin gjithëpërfshirës strategjik kino-rus, do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale dhe do të promovojnë bashkëpunimin midis dy vendeve, kumtoi paraprakisht Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës.

Zëdhënësi i MPJ-së kineze, Vng Venbin tha të premten se vizita e Si në Moskë do të thellojë më tej besimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis dy vendeve, duke theksuar se do të jetë gjithashtu një udhëtim që synon forcimin e paqes.

Voll strit zhurnall, duke cituar burimet e saj, raportoi se pas vizitës në Moskë, Si Xhinping mund të zhvillojë një takim onlajn me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Kina ka theksuar vazhdimisht se Pekini "luan një rol konstruktiv" në zgjidhjen e krizës ukrainase.

Më 24 shkurt, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës publikoi një dokument me 12 pika për zgjidhjen politike të krizës ukrainase. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR