• e premte, 05 korrik 2024

Si Xhinping i shprehu ngushëllime Iranit: Kina ka humbur një mik të mirë

Si Xhinping i shprehu ngushëllime Iranit: Kina ka humbur një mik të mirë

Pekin, 20 maj 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping i shprehu ngushëllime Iranit, duke shprehur keqardhje për vdekjen e Ebrahim Raisi dhe Amir Abdollahian kumroi Ministria e Punëve të Jashtme të Pekinit.

Si tha se Raisi kontribuoi shumë për paqen dhe stabilitetin në irani dhe luajti një rol të rëndësishëm në konsolidimin e partneritetet strategjik kinezo-iranian, kumtoi Ministria.

"Vdekja e tij fatkeqe është një humbje e madhe për popullin iranian, ndërsa Kina ka humbur një mik të mirë. Qeveria kineze dhe populli kinez e vlerësojnë miqësinë mes Kinës dhe Iranit. Kina do të vazhdojë të thellojë dhe zhvillojë këtë partneritet. Kina ka treguar shqetësim të madh për këtë incident dhe ka premtuar se do të mbështesë Iranin në çdo mënyrë", shtohet në kumtesën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 
 


 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR