• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Si u bëri thirrje forcave botërore që të ndihmojnë Rusinë dhe Ukrainën "që të rifillojnë dialogun e drejtpërdrejtë"

Si u bëri thirrje forcave botërore që të ndihmojnë Rusinë dhe Ukrainën

Pekin, 8 korrik 2024 (MIA) - Mediat shtetërore kineze raportuan se udhëheqësi Si Xhinping u ka bërë thirrje forcave botërore që të ndihmojnë Rusinë dhe Ukrainën të rifillojnë dialogun e drejtpërdrejtë.

Si Xhinping sot u tha liderëve hungarez Viktor Orban i cili po viziton vendin se forcat botërore duhet të ndihmojnë Rusinë dhe Ukrainën të fillojnë përsëri negociatat e drejtpërdrejta të paqes, njoftoi televizioni shtetëror CCTV.

"Bashkësia ndërkombëtare duhet të krijojë kushte dhe të ofrojë ndihmë për të dyja palët për të vazhduar dialogun dhe negociatat e drejtpërdrejta", i tha Si Orbanit, duke shtuar: "Vetëm kur të gjitha forcat e mëdha do të mundësojnë energji pozitive në vend të energjisë negative, mund të vijë një armëpushim në këtë konflikt dhe atë sa më shpejt të jetë e mundur".

Orban, i cili së fundmi vizitoi Moskën dhe Kievin më parë tha se udhëtimi i tij i paparalajmëruar në kryeqytetin kinez ishte "Misioni i paqes 3.0".

Vizita vjen një ditë para se NATO të mbajë një samit për të shënuar 75 vjetorin e saj.

CCTV kumtoi se bisedimet e Si dhe Orban "janë fokusuar në komunikimin e thellë mbi krizën ukrainase".

"Si Xhinping ka vlerësuar përpjekjet e Orbanit për të promovuar një zgjidhje politike të krizës ukrainase", raportoi televizioni.

Si Xhinping theksoi se është në interesin e të gjitha palëve që të ndalojnë zjarrin dhe të kërkojnë një zgjidhje politike sa më shpejt të jetë e mundur... Fokusi i tanishëm është respektimi i tre parimeve - pa përhapje në fushën e betejës, asnjë përshkallëzim i luftës dhe pa përhapjen e flakëve nga të gjitha anët - për të qetësuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR