• e shtunë, 23 nëntor 2024

Si propozon katër parime për zgjidhjen e situatës në Ukrainë

Si propozon katër parime për zgjidhjen e situatës në Ukrainë

Pekin, 16 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Kinës, Si Xhinping në takimin e sotëm me kancelarin gjerman, Ollaf Sholc propozoi katër parime me qëllim që të pengohet gjakderdhja në krizën ukrainase dhe sa më shpejtë të vendoset paqeja.

"Fillimisht prioritet duhet të jetë përkrahja e paqes dhe stabilitetit, duke u përmbajtur nga kërkesa e qëllimeve vetjake. E dyta, duhet ta qetësojmë situatën dhe të mos i hedhim vaj zjarrit. E treta, duhet të krijojmë kushte për kthimin e paqes dhe të përmbahemi nga eskalimi i mëtejshëm i tensioneve. E katërta, duhet ta zvogëlojmë ndikimin negativ ndaj ekonomisë botërore dhe të përmbahemi nga nxitja e stabilitetit të industrisë globale dhe sinxhirëve të furnizimit", tha Si.

Ai theksoi se për arritjen e qëlllimeve, nevojitet të gjitha palët së bashku të punojnë në vendosjen e paqes sa më shpejtë. bsh/

Foto: EPA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR