Si pasojë e kafshimit të qenit amerikan staford, ka vdekur një grua 82-vjeçare në Zarë, arrestohet pjesëtari i forcave të armatosura kroate
- Pronari i stafordit, i cili vrau një grua 82-vjeçare në Zarë, ka qenë pjesëtar i forcave të armatosura kroate, prej këtu keqardhje kanë shprehur Ministria e Mbrojtjes dhe zëvendës kryeministri dhe ministri, Ivan Anushiq.
- Post By Besnik Shuki
- 17:58, 31 janar, 2024
Zagreb, 31 janar 2024 (MIA) - Pronari i stafordit, i cili vrau një grua 82-vjeçare në Zarë, ka qenë pjesëtar i forcave të armatosura kroate, prej këtu keqardhje kanë shprehur Ministria e Mbrojtjes dhe zëvendës kryeministri dhe ministri, Ivan Anushiq.
"Pjesëtarët e togut të Policisë ushtarake, në bashkëpunim me policinë kanë arrestuar një pjesëtar të armatës, të cilin Drejtoria policore në Zarë e ngarkon për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme", kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Siç kumtoi më herët Drejtoria policore në Zarë, dje në orët e hershme të mëngjesit është gjetur e vdekur një grua 82-vjeçare me lëndime, të cilat tregojnë se vdekja është shkaktuar me dhunë.
Në banesë është gjetur edhe një qen amerikan, Stafordshir, pronë e anëtarit të familjes. Në banesë është kryer ekspertizë, ndërsa qeni është marrë nga shërbimi kompetent veterinar.
Autopsia ndaj viktimës ka konfirmuar se ajo ka vdekur si pasojë e kafshimit të qenit, njoftuan mediumet kroate. bsh/
Foto: MIA arkiv