• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si: Kina është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në në mënyrë që të dy vendet të përballen me sfidat

Si: Kina është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në në mënyrë që të dy vendet të përballen me sfidat

Pekin, 25 tetor 2023 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping tha sot se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht dallimeve të ndërsjella, në mënyrë që të dy vendet t'i përgjigjen së bashku sfidave globale, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Në një letër dërguar të pranishmëve në darkën vjetore të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë me seli në Nju Jork, Si shkroi se marrëdhëniet kryesore në botë varen nëse të dy vendet mund të krijojnë marrëdhënie të duhura me njëri-tjetrin.

Thirrja e presidentit kinez për lidhje më të qëndrueshme bilaterale, të cilat ai tha se duhet të ndërtohen mbi parimet e respektit të ndërsjellë dhe të bashkëjetesës paqësore, vjen përpara një vizite kyçe të ministrit të jashtëm kinez Vang Ji në Uashington më vonë këtë javë.

Pritet që presidenti amerikan Xho Bajden dhe Si të takohen në San Francisko në samitin e nëntorit të APEK.

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan do të takohen me ministrin e Jashtëm kinez Vang Ji në Uashington të premten, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Zhan-Pjer. Sipas saj, në takim do të diskutohen çështjet e hapura mes dy vendeve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR