• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si: Inteligjenca artificiale nuk duhet të jetë lojë e vendeve dhe njerëzve të pasur

Si: Inteligjenca artificiale nuk duhet të jetë lojë e vendeve dhe njerëzve të pasur

 Rio de Zhanejro, 19 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping në samitin e G20 në Rio de Zhanejro deklaroi se inteligjenca artificiale nuk duhet të jetë "lojë e vendeve të pasura dhe njerëzve të pasur", transmeton agjencia kineze e lajmeve Ksinhua.

 Si, gjithashtu, bëri thirrje për menaxhim dhe bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për inteligjencën artificiale, raportoi Ksinhua.

 Paraprakisht dje, Si e theksoi mbështetjen e Kinës për vendet në zhvillim dhe premtoi më shumë iniciativa për ndihmë, duke përfshirë një iniciativë të propozuar me tre vende të tjera të G20 për të ndihmuar Jugun Global të fitojë qasje më të mirë në inovacionin shkencor dhe teknologjik.

 Në seancën për reformimin e institucioneve të qeverisjes globale, lideri kinez paralajmëroi për rreziqet e proteksionizmit në emër të politikës së zhvillimit të gjelbër dhe me karbon të ulët, duke aluduar në tarifat për produktet kineze siç janë automjetet elektrike dhe biodizeli të imponuara nga vendet e G20, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Bashkimin Evropian.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR