• e shtunë, 23 nëntor 2024

Si funksionon "Kupola e Hekurt" izraelite?!

Si funksionon

Tel Aviv, 10 tetor 2023 (MIA)- Pasi grupi militantë palestinez Hamas të shtunën hodhi një breshëri raketash drejt Izraelit, vendi përsëri u mbështet në sistemin për mbrojtje kundër raketore "Kupola e Hekurt".

Sipas Si-en-en "Kupola e Hekurt" është një ndër mjetet më të rëndësishme në arsenalin e Izraelit për të shpëtuar jetë të panumërta gjatë konflikteve të ndryshme në dekadën e fundit. Ky është një sistem shumë efikas, ndërsa forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) në maj kanë njoftuar se "Kupola e Hekurt" kishte 95.6 për qind sukses në kohën e sulmeve me raketa nga ana e grupit militant palestinez "Xhihadi Islamik". 

Sistemi mobil për mbrojtje kundërajrore përbëhet nga 10 mbushës ku secila ka nga tre deri në katër hedhës të raketave.

Zhvillimi i "Kupolës së Hekurt" filloi në vitin 2007, ndërsa pas testimit gjatë vitit 2008 dhe 2009, mbushësit e parë mbetën të operueshëm në vitin 2011, prej atëherë sistemi disa herë është riparuar.

"Kupola e Hekurt" është dizajnuar për të rrëzuar raketa dhe është e pajisur me një radar që detekton raketa me rreze prej katër deri në 70 kilometra dhe pastaj përdor edhe një sistem komandimi dhe kontrolli që llogaritë shpejtë nëse raketa që arrin është kërcënim ose me gjasë do të godasë zonën e populluar.

Nëse raketa paraqet kërcënim, sistemi lëshon raketa për ta shkatërruar atë në ajër. Shkalla e suksesit të sistemit arrin më shumë se 90 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR