• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Si e ka porositur Sholcin se Kina dhe Gjermania duhet të kërkojnë baza të përbashkëta, pa marrë parasysh diferencat

Si e ka porositur Sholcin se Kina dhe Gjermania duhet të kërkojnë baza të përbashkëta, pa marrë parasysh diferencat

Pekin, 16 prill 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot deklaroi se marrëdhëniet të Kinës me Gjermaninë do të vazhdojnë fuqishëm të zhvillohen, derisa dy palët mes tyre respektohen dhe kërkojnë gjuhë të përbashkët edhe krahas diferencave që ekzistojnë.

Si, në takim me kancelarin gjerman Olaf Sholc, i cili është për vizitë treditore në Kinë, tha se marrëdhëniet dypalëshe duhet të zhvillohen në çdo aspekt, nga perspektiva afatgjate dhe strategjiike.

"Derisa dy palët respektohen mes vete, kërkojnë gjuhë të përbashkët, derisa mbajnë pozicione të ndryshme për çështje të caktuara, komunikojnë dhe mësojnë nga të tjerë, ndërsa me këtë rast arrijnë bashkëpunim të dobishëm të ndërsjellë, raportet mes Kinës dhe Gjermanisë do të vazhdojnë të zhvilliohen gradualisht", e ka porositur Si, Sholcin.

Para takimit, siç raporton DPA, Sholc njoftoi se do të paralajmëronte Si që të mos ofrojë mbështetje ushtarake për Rusinë. Kina konsiderohet aleati më i rëndësishëm i Moskës dhe dyshohet se e furnizon vendin me mallra që mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake, duke forcuar potencialisht Rusinë në luftën e saj të vazhdueshme kundër Ukrainës.

Sholc filloi vizitën treditore në Kinë, e dyta e kancelares që nga marrja e detyrës në vitin 2021, me një vizitë në Çongking, qyteti më i madh në botë, e ndjekur nga një ndalesë në Shangai ku u takua me përfaqësues nga bizneset gjermane dhe Oda ekonomike gjermane. Jashtë vendit, ku ai diskutoi problemet me të cilat përballen kompanitë në Kinë.

Kancelari gjerman shoqërohet nga dhjetëra drejtorë ekzekutivë, duke përfshirë krerët e prodhuesve të automjeteve Mercedes-Benz dhe BMW, si dhe kompaninë kimike BASF. Folksvagen, prodhuesi më i madh evropian i automjeteve, nuk është i përfaqësuar këtë herë. mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR