• e enjte, 18 korrik 2024

Si e ftoi Putinin të vizitojë Kinën këtë vit

Si e ftoi Putinin të vizitojë Kinën këtë vit

Moskë, 21 mars 2023 (MIA) - Presidenti i Kinës Si Xhinping, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore treditore në Rusi, tha sot se e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin që këtë vit ta vizitojë Kinën.

Lideri kinez këtë e deklaroi në takimin me kryeministrin rus Mihail Mishustin, raportojnë mediat ruse.

Si Xhinping e ftoi Mishustin të vizitojë Kinën sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të rivendoset mekanizmi për takime të rregullta mes krerëve të qeverive të dy vendeve.

Ai shpjegoi se zgjodhi të vizitojë fillimisht Rusinë pasi u zgjodh president i Kinës për herë të tretë, sepse, siç tha ai, kjo korrespondon me logjikën historike.

"Ne jemi vendet dhe partnerët më të mëdhenj strategjikë," tha Si. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR