• e enjte, 18 korrik 2024

Si dhe Bajden do të diskutojnë për "paqen dhe zhvillimin global" në samitin në San Francisko

Si dhe Bajden do të diskutojnë për

Pekin, 13 nëntor 2023 (MIA) - Lideri kinez Si Xhinping dhe presidenti amerikan, Xho Bajden do të diskutojnë për "paqen dhe zhvillimin global" në samitin e kësaj jave në San Francisko, kumtoi sot Pekini.

"Dy shefat e shteteve do të kenë një komunikim të thellë mbi çështjen strategjike, të përgjithshme orientuese që lidhen me marrdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së, si dhe për çështjet kryesore që lidhen me paqen dhe zhvillimin global", tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Mao Ning në brifingun e rregullt.

Ajo shtoi se Pekini kundërshton "përcaktimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA në lidhje me konkurrencën". rq/

Foto: MIA arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR