• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si bëri thirrje për zgjerim të përshpejtuar të BRIKS-së

Si bëri thirrje për zgjerim të përshpejtuar të BRIKS-së

Johanesburg, 23 gusht 2023 (MIA) - Presidenti kinez, Si Xhinping sot bëri thirrje për zgjerim të përshpejtuar të BRIKS-së, grupit të vendeve që e përbëjnë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës Jugore.

"Duhet të lejojmë më shumë vende t'i bashkohen familjes së BRIKS-së në mënyrë që ta bëjmë sundimin global më tëd rejtë", tha Si në samitin e lideërve të BRIKS-së në Johanesburg.

Lideri kinez vlerësoi se bota po kalon nëpër "ndryshime të mëdha" dhe se ka hyrë në fazë të re të "turbulencave dhe transformimit", transmetojnë mediumet britanike.

Samiti i BRIKS-së po mbahet në Johanesburg, ndërsa temë e mbledhjes së sotme është zgjerimi i organizatës.

Deri më sot madje 22 vende kanë parashtruar aplikime zyrtare për t'u inkuadruar në BRIKS. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR