• e martë, 24 dhjetor 2024

Shumica proevropiane në PE arrin marrëveshje për miratimin e të gjitha kandidaturave për eurokomisarë

Shumica proevropiane në PE arrin marrëveshje për miratimin e të gjitha kandidaturave për eurokomisarë

Bruksel, 20 nëntor 2024 (MIA) - Tre grupacionet nga të ashtuquajturat Shumica centriste proevropiane në Parlamentin Evropian - Partia Popullore Evropiane (EPP), Aleanca progresive e socialistëve dhe demokratëve (SD) dhe Grupit liberal "Ta rindërtojmë Evropën" (RE) sonte kanë arritur marrëveshje për të zhbllokuar procesin për zgjedhjen e Komisionit të ri Evropian.

Siç publikoi “Euraktiv” duke cituar burime në Parlamentin Evropian, marrëveshja përfshin që SD të heqë dorë nga kundërshtimi për miratimin e kandidatëve për nënkryetar ekzekutiv të KE-së për kohezion dhe reforma dhe për eurokomisar për politikë kohezioni, zhvillim rajonal dhe qytete, italianin Rafaele Fito i cili vjen nga radhët e aleancës së djathtë të konservatorëve dhe reformistëve evropianë (ECR) dhe për eurokomisar për shëndetin dhe mirëqenie të kafshëve Oliver Varheji i afërt me grupin e ekstremit të djathtë Patriotët për Evropën (PFE), ndërsa si kompromis EPP është pajtuar për të mbështetur kandidaturën e nënkryetares ekzekutive të KE-së për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues dhe eurokomisare për konkurrencën, socialdemokraten Tereza Ribera Rodrigez.

Marrëveshja përfshin gjithashtu edhe marrjen e kompetencave të Varhejt mbi të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe përgatitjen dhe menaxhimin e krizave, si dhe mbikëqyrjen mbi Administratën për përgatitje dhe reagim ndaj emergjencave shëndetësore (HERA). Këto kompetenca duhet t'i ndërmarrë përsipër belgja Haxha Labib e cila do të jetë eurokomisare për përgatitje, menaxhim me kriza dhe barazi.

Në marrjen e një pjese të kompetencave të Varhejt insiston SD e cila për kompromis është tërhequr nga kërkesa që Fito të mos jetë nënkryetar i KE-së.

Sipas të njëjtave burime, liderët e tre grupeve, Manfred Veber nga PPE, Iraçe Garsia Perez nga SD dhe Valeri Ajer nga RE do të nënshkruajnë gjithashtu një Deklaratë për bashkëpunim e cila do të theksojë prioritetet e përbashkëta politike për mandatin e ardhshëm duke u fokusuar në rritjen e qëndrueshme, konkurrencën, gatishmërinë, vlerat demokratike, tranzicionin digjital dhe angazhimin për një "Union gjithnjë e më të ngushtë".

Sipas marrëveshjes për sonte është planifikuar që komitetet resoriale të PE-së të miratojnë nominimet e gjashtë kandidatëve për nënkryetarë të KE-së dhe të Varhejit.

Pas marrëveshjes së arritur po krijohen kushte që nesër të mbahet Konferenca e presidentëve e cila përbëhet nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola dhe anëtarët e parë të grupeve parlamentare të cilët do të bëjnë vlerësimin përfundimtar të nominimeve dhe të shpallë të përfunduar procesin e interesimit të kandidatëve për eurokomisarë si të përfunduar.

Pas kësaj më 27 nëntor në kuadër të seancës plenare në Strasburg, do të duhet të votojnë për zgjedhjen e Komisionit Evropian në pako. Për t'u zgjedhur Komisioni i ri Evropian duhet të marrë shumicën e votave të eurodeputetëve që do të votojnë.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR