• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shumica e evropianëve optimistë për të ardhmen e BE-së

Shumica e evropianëve optimistë për të ardhmen e BE-së

Bruksel, 27 korrik 2024 (MIA) - Gjithsej 58 për qind e banorëve të vendeve anëtare të BE-së janë optimistë për të ardhmen e Unionit, ndërsa 55 për qind e dyte kishin deklaruar se janë të sigurt në forcën e demokracisë evropiane, tregojnë rezultatet më të reja nga hulumtimi Eurobarometër.

Nga ana tjetër, 37 për qind e evropianëve të anketuar shprehin pesimizëm rreth të ardhmes së BE-së, përderisa 41 për qind nuk janë të sigurt në fuqinë e demokracisë në bllok. 

Si prioritete kryesore të BE-së, 38 për qind e të anketuarve i identifikuan respektimin e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e drejtësisë, 34 për qind fuqinë e saj ekonomike, industriale dhe tregtare, ndërsa 28 për qind marrëdhëniet e mira dhe solidaritetin në mesin e vendeve anëtare të Unionit. 

Si fusha prioritare në të cilat BE-ja duhet të fokusohet, 33 për qind e të anketuarve theksuan mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe përballjen me emigracionin e paligjshëm, për 29 për qind ishte siguria dhe mbrojtja, për 25 për qind lufta në Ukrainë. Rreth 64 për qind e qytetarëve të BE-së janë të shqetësuar për sigurinë e BE-së në pesë vitet e ardhshme.

Лидерите на ЕУ дискутираат за економски прашања на вториот ден од самитот во Брисел.

Gjysma e të anketuarve ose 50 për qind, pikërisht luftën në Ukrainë e vlerësojnë si sfidë më të madhe me të cilën përballet BE-ja, pas çka vijojnë emigrimi ilegal, të cilën si sfidë kryesore e vlerësojnë 41 për qind e evropianëve dhe mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, të cilat janë sfidë e lartë për 35 për qind të të anketuarve. 

Besim në performancat e ekonomisë evropiane në pesë vitet e ardhshme shprehën 51 për qind e evropianëve, përderisa 45 për qind janë skeptikë lidhur me perspektivat ekonomike deri në vitin 2029. 

Në pyetjen "cilat vlera pasqyrojnë më mirë BE-në në krahasim me vendet e tjera në botë", 53 për qind e evropianëve theksuan respektin për të drejtat dhe vlerat themelore, si dhe lirinë e fjalës dhe shprehjes.

Anketa është zbatuar ndërmjet 25 qershorit dhe 2 korrikut të këtij viti dhe me të ishin përfshirë 25.658 qytetarë nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR