• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shumica e britanikëve konsiderojnë se Mbretëria e Bashkuar gaboi që e braktisi BE-në

Shumica e britanikëve konsiderojnë se Mbretëria e Bashkuar gaboi që e braktisi BE-në

Londër, 23 qershor 2023 (MIA) - Shtatë vite pas referendumit për Brekzit, mbi 50 për qind e britanikëve se vendi ka bërë gabim, tregon hulumtimi më i ri i mendimit publik, cituar nga DPA.

Hulumtimi është zbatuar në fillim të qershorit në mostër reprezentuese prej 1.525 persona të rritur, prej të cilëve vetëm 4 për qind edhe më tutje konsiderojnë se Brekziti është vendimi i duhur.

Rezultatet, të publikuara nga Instituti Toni Bler, gjithashtu, tregojnë se 18 për qind e atyre të cilët votuan për braktisje të BE-së tani konsiderojnë se vendimi ishte i gabuar. Pothuajse 80 për qind konsiderojnë se Mbretëria e Bashkuar në të arhdmen duhet të ketë raporte më të afërta me BE-në, me ç'rast 43 për qind dëshirojnë Britania e Madhe sërish t'i bashkangjitet BE-së, ndërsa 13 për qind janë për kthim vetëm në tregun e vetëm.

Pak më shumë se një e pesta e njerëzve mbështesin raporte më të afërta me BE-në, por jo si anëtare apo pjesë e tregut të vetëm.

Autorët e hulumtimit, Anton Spisak dhe Hristos Culakis, gjithashtu paralajmërojnë se "duket sikur qëndrimet e atyre të cilët votuan në referendumin e vitit 2016 nuk kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Në vend të kësaj, forcë shtytëse kyçe e këtij ndryshimi janë qëndrimet e atyre të anketuarve të moshës prej 18 deri 24 vjeç të cilët nuk kanë votuar në vitin 2016, por të cilët në masë të madhe besojnë se vendimi për largim ka qenë i gabuar".

"Pjesa më e madhe e ndrshimeve duket sikur u referohen më të rinjve të cilët hynë në elektorat, në vend të një pjese të konsiderueshme të votuesve të cilët e ndryshuan mendimin e vet", shtojnë ata.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR